“Fast & Furious” në Itali, karabinierët ndjekin këmba këmbës shqiptarin, 37-vjeçari përplas “BMW” dhe plagoset

0

Karabinierët e Njësisë Operative të Compagnia di Formia arrestuan, pas një ndjekjeje të gjatë, një 37-vjeçar shqiptar.

Shqiptari kishte vjedhur bizhuteri floriri në një apartament në Baia Domizia, në provincën e Caserta-s.

Duke drejtuar një BMW X5, 37-vjeçari nuk u ndal në një postbllok policie dhe u përpoq të arratisej në autostradën 630 Formia-Cassino, por humbi kontrollin e makinës e cila u përplas me një barrierat mbrojtëse.

Shqiptari i plagosur nga aksidenti është shtruar në spitalin Latina, ku ruhet nga karabinierët.

Gjatë kontrollit në makinë, ushtarakët gjetën dhe sekuestruan një qese me sendet e vjedhura dhe disa kazma.

Magjistrati ka urdhëruar arrestimin e shqiptarit për vjedhje në banesë, marrje mallrash të vjedhura, rezistencë ndaj një zyrtari publik dhe mbajtje të pajustifikuar të sendeve të paligjshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu