Fermerët italianë thyejnë rekordin për qershinë më të madhe në botë

0

Megjithse humbën një pjesë të konsiderueshme të prodhimit nga moti i keq, Italia ka thyer përsëri rekordin këtë vit.

Fermerët italianë raportohet se kanë thyer rekordin për qershinë më të madhe të botës me kokrrën ‘gjigande’ të frytit, prej 33 gramë.

Qershia e varietesë ‘carmen’ është rritur nga Alberto e Giuseppe Rosso nga qyteza Pecetto Torinese, rreth gjashtë kilometra në juglindje të Torinos, në rajonin e Piedmonte. Vendi njihet për kultivimin e qershive, teksa familja Rosso e bën këtë prej më shumë se një shekulli.

Alberto Rosso tha për të përditshmen vendase ‘la Repubblica’: “Prej disa vitesh kemi vërejtur që qershitë tona ‘carmen’ kanë arritur në masa rekordi Guinness, prandaj këtë vit vendosëm të thërresin panelin e ekspertëve për të bërë matjet zyrtare”.

Qershia më e rëndë rezultoi se peshonte 33.05g, duke thyer rekordin e mëparshëm prej 26.45g që ishte arritur nga një tjetër fermer italian në rajonin e Ferrara, në shkurt të këtij viti.

Rekordi i sivjetshëm u arrit megjithë sezonin e vështirë për qershinë italiane ku thuajse çereku i prodhimit humbi prej motit të keq, njoftonte grupi i fermerëve italianë Coldiretti.

“Megjithë vitin e vështirë, Italia mbetet prodhuesi kryesor në Bashkimin Evropian me rreth 30,000 hektarë të kultivuara me qershi, në rajonet si  Puglia, e më pas Campania, Emilia-Romagna, Veneto e Lazio,” shkruante në njoftimin e tyre grupi Coldiretti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here