Finalizohet operacioni policor ”Start 2022” Arrestohen dhe shpallen në kërkim disa persona

0

Eshte finalizuar operacioni policor i koduar “Start 2022”, i zhvilluar nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve, Forca Operacionale në DVP Elbasan dhe Komisariati i Policisë Peqin.Sekuestrohen arsenal armësh, municion luftarak, granatë difensive, thikë, lëndë narkotike dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Ndërkohë janë vënë në pranga 3 persona dhe është shpallur në kërkim 1 tjetër.

Në zbatim të planit të masave për parandalimin e ngjarjeve kriminale, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, kapjen e personave në kërkim, apo atyre që qarkullojnë me armë zjarri e lëndë narkotike, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, se në afërsi të një lokali në Peqin, disa persona posedonin armë zjarri, menjëherë është organizuar dhe finalizuar operacioni policor i koduar “Start 2022”.

Në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:S. D., 21 vjeç, banues në Peqin, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Ky shtetas ka qenë i dënuar më parë për krime kundër personit; A. Ç., 43 vjeç, banues në Peqin, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu