Rrugicat në lagjen kala të Elbasanit vështirësojnë hyrjen e emergjencave në raste kritike

0

Rrugicat në lagjen kala vështirësojnë hyrjen e emergjencave
Ngushtësia e tyre vë në rrezik banorët në rastë kritike.
Lagjja Kala e Elbasanit është një nga lagjet më të vjetratë qytetit, por edhe mjaft e populluar.

Një lagje antike, por edhe me kulturë dhe histori mjaft të pasur. Por një problem që egziston thuajse në të gjitha kohërat aty janë rrugicat e ngushta ku mjetet e emergjencave e kanë thuajse të pamundur të hyjnë.

Këtu bëhët fjalë për zjarrëfikëset ambulancatapo edhe mjetet e pastrimit të ambjentit për mbledhjen e mbetjeve.Ky shqetësim vë shpesh në rrezik jetën e banorëve si në rastet e zjarreve që zjarrëfikësja e ka të pamundur të hyjë apo në rastet e ambulancave ku të sëmurët detyrohen të dalin vetë nga banesat e tyre.

Një prej punëtorëve që pastron ambjentin tregon mundin dhe lodhjen që kanë deri në marrjen e mbeturinave pasi makinat e firmës e kanë të pamundur të përshkojnë hyrjet në disa rrugica shumë të ngushta.

Në rastet e zjarreve apo sëmundjeve banorët e kanë të pamundur të veprojnë ndërsa në raste të tjera si ajo e grumbullimit të mbetjeve dicka pozitive do ishte bashkëpunimi që banorët të kishin me punëtorët e pastrimit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu