Tregu i Peqinit si pazar mesjete! Produktet tregtohen mes pluhurit e baltës

0

Produktet tregtohen mes pluhurit e baltës, bashkia asnjë ndërhyrje.
Peqini është një prej bashkive më të varfëra në qarkun e Elbasanit.

Tregu agroushqimor është dëshmia e mungesës së investimeve dhe varfërisë që mbizotëron atje. Tregtarët shprehen se i kanë kërkuar disa herë Bashkisë që të investojnë, por një kërkesë e tillë nuk është marrë parasysh asnjëherë.

Prej shume vitesh tregtarët janë të detyruar ti tregtojnë produktet pa kushte higjienosanitare.

Ata thonë se kanë vite që shesin në keto kushte dhe deri më sot bashkia e Peqinit nuk ka bërë asgjë për të përmirësuar kushtet edhe pse ata vazhdojnë të paguajnë taksat e vendosura.

Edhe konsumatorët nga ana tjetër thonë që i shqetëson siguria e produkteve që blejnë për konsum por nuk kanë alternativë tjetër. Ky është tregu i vetëm i qytetit.

Edhe pse prej vitesh si qytetarët ashtu edhe tregtarët kanë kërkuar nga bashkia e Peqinit që të investojë për një treg të mirëfilltë, deri më tani lutjet e tyre duket se do të vijojnë të mbeten një dëshirë pasi siç është shprehur edhe më herët, Bashkia nuk ka fonde për të investuar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu