Fluks qytetarësh tek poliklinika, shkak pandemia dhe numri i mjekëve

0

Ndodhemi në kohë pandemie ku distancimi social është mënyra e vetme për tu mbrojtur nga Covid 19,  por në Elbasan ndodh e kundërta. Në poliklinikën e specialiteteve çdo ditë ka fluks qytetarësh të cilët marrin shërbime të ndryshme nga mjekët specialistë.

Rradhët e gjata në poliklinikë nisin në orën 08:00 të mëngjesit  dhe përfundojnë nga periudha e drekës, duke u bërë mënyre përhapjeje e Covid-19. Sipas investigimit të Infowebtv rezulton se shkak i këtij fluksi është numri i limituar i mjekëve në shërbim.

Pra edhe pse rreziku i Covid-19 është i pranishëm ne cdo kohe qytetarët detyrohen të qëndrojnë në rradhë afer njëri-tjetrit  për të marrë shërbimin e kërkuar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu