FNSH aksion në Elbasan, shoqërohen dy persona të dyshuar për ngjarje kriminale

0

Policia e Elbasanit e asistuar nga FNSH kanë kryer gjatë pasdites së sotme kontrolle të imtesishme në qytet.

Sipas informacioneve paraprake janë shoqëruar të paktën dy persona,  një grua e identifikuar si Klea Gjata dhe një burrë, identiteti i të cilit nuk bëhet ende me dije.

Burime konfirmojnë se Klea Gjata dyshohet se është përfshirë në një ngjarje të rënd kriminale, vrasje.

Paraprakisht asaj i janë marrë shenjat e gishtave për verifikim. Sa i takon personit tjetër, dyshohet si i përfshirë në një ngjarje kriminale.

Ndërkohë në Lushnje është arrestuar disa ditë më parë Artan Tafanin, i riu i shpallur në kërkim si autor i grabitjes së një exchange në zonën e Astirit në Tiranë.

Nga rrëfimi i Tafanit, i cili është kthyer në bashkëpunëtor të drejtësisë janë zbardhur 6 vrasje, 2 në Greqi, në Tiranë, Elbasan dhe Berat.

Mesohet  se janë firmosur 15 urdhër-arreste dhe po kryen kontrolle në disa qytete, ndërsa dhe aksioni në qytetin e Elbasanit ka lidhje me arrestimin e Tafanit mbi deklarimet që ka bërë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu