(FOTO) U akuzua se vrau shokun e dhomës në spitalin grek,flet shqiptari:Ata do të na bëjnë vrasës

0

Mediat greke kanë publikuar ditën e sotme foton e shqiptarit që dyshohet se vrau shokun e tij të dhomës në spitalin grek duke i hequr prizën e respiratorit sepse e bezdiste zhurma.

60 vjeçari shqiptar ka mohuar kategorikisht akuzat e bëra ndaj tij.Ai pretendon se nuk kishte asnjë lidhje me incidentin dhe deklaroi se po shikonte me padurim përpjekjet e mjekëve për të shpëtuar 76-vjeçarin.

“Çfarë kabllosh thoni tani, nuk mund të ngrihesha nga shtrati. Jo, unë po përpiqesha ta ndihmoja, kisha dhimbje kur e shihja ashtu. A jam vrasës tani? Ata do të na bëjnë vrasës. I moshuari nuk ishte në gjendje të mirë dhe mjekët e dinë,“ tha ai.

Ndërkohë mediat greke kanë marrë në intervistë dhe ish-bashkëshorten e tij, e cila e përshkruan shqiptarin si një të alkoolizuar.

“Nuk mund ta duroja më pijen dhe u ndamë. Një herë e padita për rrahje dhe e tërhoqa pas. Ai piu dhe më goditi. Më vjen keq për njeriun që vdiq. Çfarë të them?,“-u shpreh ajo. Ndërsa e bija u shpreh kështu: Me sa di unë, babai im nuk ka rekorde penale. E vërteta është që unë nuk kam asnjë kontakt me babanë tim sepse ai është i alkoolizuar dhe unë kurrë nuk kam pasur marrëdhënie të mira me të. Hera e fundit që e pashë ishte në prag të Vitit të Ri sepse motra ime e kishte thirrur dhe unë duhej ta duroja,” tha ajo.

Disa ditë më parë mediat greke publikuan lajmin se 60-vjeçari shqiptar i hoqi tubat e oksigjenit shokut të dhomës teksa po kuroheshin të dy nga pandemia e koronavirusit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu