Francë/ Shkatërrohet banda shqiptare e drogës dhe qenieve njerëzore, 17 të arrestuar

0

Një grup kriminal shqiptar i trafikimit të drogës dhe qenieve njerëzore, është shkatërruar nga policia franceze. Në kuadër të këtij operacioni janë vënë në pranga 17 shqiptarë të moshave të ndryshme identitetet e të cilëve nuk bëhen të ditur.

Mediat franceze bëjnë me dije se operacioni është zhvilluar të martën.  Ndërkohë grupi drejtohej nga një 45-vjeçar shqiptar, i dënuar dy herë më parë për drogë

Mediat bëjnë me dije se operacioni është zhvilluar në rajonin Ille-et-Vilaine dhe Alpes-Maritimes, në Nicë dhe në pranga kanë rënë shqiptarët e moshave  19-57 vjeç.

Në fund të kërkimeve, u zbuluan lëndë narkotike, armë dhe mjete prerëse, para dhe municione.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu