Vazhdimisht ju mpihet krahu kur flini gjumë, jeni kuriozë për arsyen?

0

Të gjithëve na ka ndodhur që të na mpihet krahu kur zgjohemi nga gjumi, duke mos ditur shkakun përse ndodh. Për këtë, kanë folur mjekët. Ata thonë se kjo gjendje quhet parestezi dhe mund të ndodhë në pjesë të ndryshme të trupit. Ndodh pa paralajmërim dhe normalisht shkaktohet nga presioni i qëndrueshëm mbi nervat. Parestezia në përgjithësi është e padëmshme kur ndodh rrallë, por mund të jetë një simptomë e një sëmundje serioze kur përjetohet shpesh.

Pozicioni i gjumit

Fjetja në bark me duart poshtë trupit, shtrirë në shpinë me duar nën kokë, ose dremitje në një anë, e kthen krahun në pozicione të dobëta të gjumit që mund të shkaktojnë presion të zgjatur në nervat tona. Këto rezultojnë në një përçarje në rrjedhën e gjakut, dhe sistemi ynë nervor reagon me një ndjesi shpimi gjilpërash.

Nerva e shtypur

Nervi ulnar kalon nga shpatulla në bërryl dhe është përgjegjës për sigurimin e ndjesisë së duarve tona. Dhimbja e kyçit të dorës,  aftësia për të mos kapur asgjë dhe mpirja e dorës, janë simptoma të mundshme të një nervi ulnar të shtypur. Dhimbja zakonisht zhduket vetvetiu, por nëse zgjat më shumë se 2 ditë, duhet të vizitoni një mjek.

Mungesa e vitaminës B12

Vitamina B12, e cila gjendet te mishi, peshku, shpezët dhe produktet e qumështit, mban nervat dhe qelizat tona të shëndetshme. Mungesa e Vitaminës B12 në trup mund të shkaktojë probleme nervore, të cilat mund të shfaqen përmes një ndjesie të zvogëluar ose ndjesi shpimi gjilpërash.

Stresi dhe ankthi

Kur jemi të shqetësuar ose të stresuar, hormonet e stresit lirohen në pika të synuara, në mënyrë që të përmirësojmë aftësinë tonë për të përballuar kërcënimin e perceptuar. Ky reagim fiziologjik përfshin ridrejtimin e rrjedhës së gjakut në pjesë të tjera të trupit që janë më jetike për mbijetesën tonë. Qarkullimi i zvogëluar në zona të caktuara shkakton ndjesinë e shpimit të gjilpërave. Stresi gjithashtu mund të shkaktojë tension në muskujt, gjë që mund të rezultojë në dhimbje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu