Fugoni përfshihet nga flakët, e pëson dhe një mjet tjetër pranë tij

0
(foto ilustruese)

Një mjet tip furgon është përfshirë nga flakët në orët e natës, dhe si pasojë është dëmtuar furgoni por edhe një automjet tip Peugeot parkuar pranë tij.

Incidenti ndodhi në lagjen “1 Maji” në qytetin e Vlorës. Mjeti tip Peugeot është në pronësi të shtetasit me inicialet E.Gj, banues në Vlorë.

Njoftimi:

Vlorë

Më datë 28.03.2021, rreth orës 03:51, në lagjen “1 Maji”, Vlorë, në oborrin e një banese, ka rënë zjarr dhe është djegur një mjet tip fugon, si pasojë e flakëve është dëmtuar pjesërisht dhe një automjet tip ”Pegeot”, i parkuar në afërsi të tij, në pronësi të shtetasit E. Gj., banues në Vlorë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu