Futboll/ Elseid Hysaj dhe Amir Rrahmani sërish pozitiv ndaj Covid

0

Elseid Hysaj dhe kapiteni i skuadrës së Kosovës, Amir Rrahmai nuk do të jenë pjesë e ndeshjes Napoli-Real Sociedad për shkak të infektimit me Covid.
Edhe pse janë infektuar rreth 25 ditë më parë gjatë grumbullimeve me kuqezinjtë dhe dardanët, Hysaj dhe Rrahmani kanë rezultuar pozitiv ndaj tamponëve që kanë kryer futbollistët e Napolit ditën e mërkurë.
Lajmi është njoftuar nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, nga klubi napolitan, ku shkruhet se 2 mbrojtësit janë ripozitivizuar dhe do të izolohen në shtëpi, në pritje të tamponit të ri.
“Të gjitha tamponët e bëra dje në mëngjes për pjesëtarët e ekipit janë negativë për Covid-19, me përjashtim të Amir Rrahmanit dhe Elseid Hysaj, të cilët janë ripozitivizuar dhe do të izolohen në shtëpi në pritje të përgjigjeve të një tamponi të ri”, shkruhet në njoftimin e Napolit.
Hysaj dhe Rrahmani kanë humbur deri tani 6 sfida të Napolit, tre në Serie A dhe 3 në Europa League përfshirë edhe sfidën e të entjes ndaj Real Sociedad. Dy futbollistët shqiptarë shpresojnë të jenë gati për takimin e së dielës në kampionat ndaj Sampdorias.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu