Mot i keq në vend/ ARRSH bën thirrje drejtuesve të automjeteve

0

Autoriteti Rrugor Shqiptar përmes një statusi në Facebook u ka dhënë informacion qytetarëve rreth gjendjes së rrugëve në vend për sot.
Bëhet me dije se në Dardhë gjatë natës ka pasur reshje të lehta dëbore, por rruga është pastruar dhe është bërë shpërndarja e kripës.
Në Qafën e Llogarasë ka pasur reshje të lehta dëbore, të cilat janë pastruar menjëherë, ndërsa qarkullimi vazhdon normalisht.
Sipas ARRSH në aksin Bajram Curri- Valbonë ka pasur reshje dëbore, rruga është pastruar dhe qarkullimi kryhet normalisht.
Ndërkohë ARRSH u bën apel drejtuesve të mjeteve të tregohen të kujdesshëm për shkak të lagështirës, të ulin shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalistikën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu