Garë e fortë mes kandidatëve në Elbasan. Ja kush kryeson nga PD dhe PS?

0

Garë e fortë mes kandidatëve në qarkun e Elbasanit. Si në kampin e PS ashtu edhe në PD ajo që spikat është se më shumë vota kanë grumbulluar ata që nuk ndodhen në krye të listave por emra të tjerë, madje emra jo fort të njohur e që nuk konsideroheshin si potencialë.

Kështu kur janë numëruar 207 nga 511 kuti, listën e PS e kryeson Saimir Hasalla nga Peqini me 6788 vota, pastaj vjen Taulant Balla me 5541 vota, pastaj vjen Besjon Ajazi i Gramshit me 4980 vota etj.

Luftë e ashpër po zhvillohet mes kandidatëve të PD. Aktualisht listën e kryeson Dashnor Sula me 5406 vota. Pas tij renditet kandidati që ndodhet jashtë gjashtëses fituese, Luçiano Boçi me 3270 vota, i treti është Fadil Merzheku i Librazhdit me 2714 vota. Drejtuesi politik i fushatës, Gazment Bardhi, që renditet i pari në këtë listë, ka arritur të grumbullojë 1466 vota. infowebtv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu