Videoja e nje gruaje nga Australia është bërë virale në rrjetet sociale. Ndërkohë që po pastronte garazhin, gruaja vuri re se macja e saj ndodhej në qoshe të makinës pasi afër saj ndodhe një gjarpër i tipit piton.
Gruaja rrëfen se ndërsa tentoi të shpëtonte kafshën, gjarpri rrethoi bishtin rreth këmbës duke e shtrënguar fort, derisa u detyrua të kërkojë ndihmë. Ngjarja është filmuar nga kamerat e policisë, të cilët shkuan menjëherë në vendngjarje. Në video shihet momenti kur gruaja mban kokën e gjarprit mënjanë, ndërkohë që policët tentojnë t’ja heqin nga këmba.