Gjendet pa ndjenja në kanal, dërgohet me urgjencë në spital

0

Gjendet një person pa ndjenja në një kanal në anë të rrugës në Vane të Delvinës.

Paraprakisht mësohet se Erjon Lame është gjetur nga disa kalimtarë të rastit, të cilët kanë njoftuar menjëherë ambulancën dhe e kanë  dërguar në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore.

Sipas bashkëfshatarëve të tij mësohet se ai ka pasur probleme me zemrën dhe mund të ketë humbur ndjenjat papritur.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu