Voltana Ademi reagon ndaj sulmit të Ramës : Mundohet të hedhë baltë

0

Kryetarja e bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili sot nga kryeqendra e veriut e akuzoi se nuk ka bërë asgjë. Ademi u shpreh se Edi Rama e sulmoi pasi ka frikë nga humbja që e pret.

“Edi Rama bredh neper Shqiperi me te vetmen alternative qe i ka mbetur: Sulmet ndaj opozites. Pas 8 vjet deshtimesh ne cdo fushe,pas 8 vitesh ku te vetmit qe fituan ishin oligarket e tij, pa asnje bilanc konkret dhe asnje arritje Edi Rama, i lodhur por dhe i pashprese mundohet te hedhe balte mbi PD,drejtuesit dhe anetaret e simpatizantet e saj si e vetmja menyre komunikimi qe i ka mbetur per te folur me shqiptaret.

Sot nga Shkodra ai me sulmoi me gjuhen dhe fjalorin e vetem qe ai njeh, ate te fyerjes dhe sharjes. Shkodra e qytetarise dhe e kultures nuk e ka pranuar as ne kohet e egra te komunizmit arrogancen e pushtetit. Aq me pak mund ta pranoje sot. Duke sulmuar shkodren, qytetaret e saj dhe mua si kryetare e bashkise, Edi Rama nuk ben gje tjeter vetem se deshmon friken dhe dobesin e dikujt qe po jeton ditet e fundit te pushtetit.Njeriu qe ska mbajtur asnje premtim dhe qe e ngeci Shqiperine per 8 vjet, sot sillet rrugeve te vendit me arrogance por lodhet me kot.

Ai  e ka te qarte se ne 25 prill do te largohet me voten masive te Shkodres dhe gjithe Shqiperise. Sepse ndryshimi po vjen dhe shqiptarët mezi po e presin. Ne 25 prill Rama dhe arroganca e tij do te largohen dhe Shqiperia qytetare do te fitoje” tha Ademi.

Ndër të tjera tha sot se zonjës Ademi nuk “i prishet fare terezia” se çfarë ndodh me plehrat në qytet. Sipas tij, në Shkodër ka mbetur ora, por vetë kryetarja e bashkisë dhe deputetët demokratë i kanë punët në terezi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu