Gjendja aktuale e rrugëve dhe situata e krijuar nga bora e ngricat gjatë 24 orëve të fundit në qarkun Elbasan

0

Temperaturat polare vazhdojnë të mbajnë të mbërthyer qarkun e Elbasanit.

Edhe gjatë natës së kaluar termometri ka shënuar disa gradë nën zero si në zonat malore dhe në qytet. Për pasojë ngricat kanë qenë të pranishme në të gjithë akset rrugore që lidhin Elbasanin me Librazhdin dhe Qafëthanën, Elbasanin me Peqinin, Elbasanin me belshin, Elbasanin me Gramshin dhe Elbasanin me Tiranën.

Në aksin Elbasan-Qafëthanë është hedhur vazhdimisht kripë dhe skorje dhe është përmirësuar ndjeshëm segmenti problematik Qukës-Pishkash Po ashtu edhe lartësitë e Qafëthanës janë monitoruar 24 orë diuke bërë të mundur qarkullimin vetëm me zinxhirë.

Në aksin rrugor Elbasan – TEG qarkullimi funksionon rregullisht pa zinxhirë.

Në askin rrugor Elbasan –Gjinar ka akoma probleme dhe qarkullimi mbetet i vështirë edhe me ndërhyrjen e firmës nënkontraktuese. Qarkullimi këshillohet me zinxhirë.

Ne aksin rrugor Cërrik-Gramsh ka pasur ngrica në kthesa të forta. Qarkullimi këshillohet vetëm me zinxhirë.

Ne askin rrugor Librazhd-Stëblevë po punohet për hapjen e segmentit Fushë Studen-Klenje. Qarkullimi me zinxhire.

Persa i përket rrugëve rurale po punohet në të 7 bashkitë për hapjen e akseve të bllokuara nëpër fshatra.

Në qytetin e Elbasanit vazhdon pastrimi dhe hedhja e kripës në rrugë për të lejuar qarkullimin e automjeteve dhe qytetarëve.

Në mjaft fshatra ka ndërprerje të energjisë elektrike si pasojë e këputjes së përcjellsave. Grupet e punës ndodhen në terren.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu