Gjyqtarja Enkelejda Hoxha, shoqërohet me polici drejt KLGJ-së

0

Është shoqëruar me efektiv policie drejt KLGJ-së gjyqtarja Enkelejda Hoxha, e cila  do të përballet me kërkesën e ILD-së për shkarkimin e saj. Hoxha u arrestua në 11 Shkurt nën akuzën e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës, pasi sipas SPAK dhe GJKKO ka liruar nga burgu në shkelje të rregullave disa personazhe të njohur të botës së krimit.

Siç mund të shihet dhe nga pamjet e siguruara nga Fax News, gjyqtarja është shoqëruar me makinën e policisë së burgjeve, drejt ambienteve të KLGJ-së , ndërkohë që shihet me pranga në duar, duke refuzuar çdo koment për gazetarët e pranishëm.

Sot pritet që të jepet vendimi final i KLGJ-së për shkarkimin e saj, pas disa shtyrjeve për shkaqe proceduriale, ndërkohë që aktualisht Hoxha është e pezulluar për shkak të arrestimit të saj. Ajo kishte refuzuar që të ishte javën e kaluar në seancë, ndërsa nuk dihet se pse këtë javë ka hedhur një hap pas, dhe ka shkuar në mbledhje, edhe pse në pranga.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu