“Gjysmë milion të vaksinuar brenda majit”, Rama nga Shkodra

0

SHKODËR

Kryeministri Edi Rama ka parë nga afër sot vaksinimin e të moshuarve mbi 70 vjeç në Shkodër.

Rama theksoi se do të ketë gjysmë milionë të vaksinuar brenda majit, duke shtuar se shumë vende të rajonit ende nuk kanë nisur vaksinimin masiv.

Ne po vaksinojmë mijëra gjyshër dhe gjyshe, pa dallim. Iu kemi kthyer buzëqeshjen. Do vazhdojmë intensivisht.

 

 

Do të vaksinojmë gjysmë milionë persona brenda majit, numër që dhe mund ta kalojmë, falë edhe punës së Ministrisë së Shëndetësisë. Një pjesë e rëndësishme e vendeve në rajon nuk po çajnë dot e nuk futen dot në vaksinim masiv”, u shpreh Rama.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu