Grumbullimet masive për Bashën, reagon Rama: Lus Zotin që këta njerëz të mos përfundojnë spitaleve për mullaqet e Lulëzimit e për mustaqet e Saliut

0

Rama thotë se gjithçka bëhet pa përgjegjësi e fije njerzillëku, ndërsa uron që këta persona që mbështesin Bashën të mos përfundojnë spitaleve. Postimin në Facebook e ka shoqëruar me një fotografi ku duket se vijon procesi i vaksinimit në Tiranë, ndërsa në Korçë ku ndodhet kreu i PD ditën e sotme, po vijon infektimi masiv.

Rama lutet që virusi të mos infektojë këta njerëz dhe të mos përfundojnë në spitale “për mullaqet e Lulëzimit e për mustaqet e Saliut”.

“Të gabosh është njerëzore, të këmbëngulësh në gabim është djallëzore”, thoshin latinët.

Kjo këmbëngulje prej shejtanbudallai në fajin e kërcënimit të shëndetit të njerëzve për interesin mizerabël të një fushate edhe më mizerabël, me makina, bori, zhurmë e turmë, duke bërë përshesh në çdo shesh, është një djallëzi prej njerëzish pa vizion, pa karakter, pa përgjegjësi e as fije njerzillëku.

*Sot në Tiranë, ku vazhdon vaksinimi masiv e në Korçë, ku u krye një tjetër faj i shëmtuar infektimi masiv.

(Lus Zotin që për dy a tre javë që i duhen virusit të kapë rrugët e frymëmarrjes, këta njerëz të verbër e të keqpërdorur, të mos përfundojnë spitaleve për mullaqet e Lulëzimit e për mustaqet e Saliut”, shkruan Rama.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu