Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së drogave të forta/Arrestohen 2 shtetas në flagrancë

0

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas që posedonin lëndë narkotike dhe e shpërndanin atë në qytetin e Elbasanit. Sekuestrohen 10 doza me lëndë narkotike heroinë.

Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla dhe kontrolleve të shtuara për rritjen e parametrave të sigurisë, specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Forcën Operacionale në DVP Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasit: E. K., 38 vjeç dhe F. K., 30 vjeç, banues në Elbasan.

Arrestimi i tyre u bë pasi në lagjen “Vullnetari”, Elbasan, gjatë kontrollit fizik iu gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 10 doza me lëndë narkotike heroinë. Vijon puna për identifikimin e personave të tjerë që janë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu