Goditi me thikë në qafë dhe trup gruan, burg autorit. 52-vjeçari i penduar: S’doja ta qëlloja!

0

“Arrest me burg” për 52-vjeçarin Jakup Shahu, i cili plagosi me thikë në qafë dhe trup bashkëshorten e tij. Vendimi u dha sot nga Gjykata e Tiranës.

Ngjarja ndodhi pak ditë më parë në Tiranë, ku e plagosur mbeti Edlira Shahu. 52-vjeçari tha para togave të zeza se ishte penduar për krimin në fjalë. “Nuk doja ta qëlloja, por u nxeha. E qëllova në debat e sipër”, mësohet të jetë shprehur ai në gjykatë.

Mësohet se gruaja, sipas informacioneve që dha edhe prokurori i çështjes, ndodhet në gjendje të rëndë për jetën, për shkak të 3 goditjeve që ka marrë me thikë. Kujtojmë se 52-vjeçari ka qenë i dënuar edhe me herët për vrasje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu