Grabit xhiron ditore në bankë dhe ia mbath/I riu identifikohet nga kamerat e sigurisë

0

Është identifikuar autori i dyshur për grabitjen e një pike të Kredo.al në Tiranë. Ngjarja ndodhi në datën 23 Janar në rrugën “Bardhyl”, ndërkohë që sipas Policisë është shpallur në kërkim një 18-vjeçar, emri i të cilit nuk bëhet i ditur për shkak të hetimeve.

Identifikimi i të riut është bërë i mundur pas kqyrjes së pamjeve të kamerave të sigurisë në zonë.

I riu, nën kërcënimin e armës ka marrë xhiron ditore dhe paratë që mbaheshin në ambientet e institucionit financiar, ndërkohë që dyshohet se u largua prej aty me një taksi, në mënyrë që të humbte gjurmët.

Sipas burimeve të policisë mësohet se bëhet fjalë për të paktën 100 mijë lekë të cilat janë marrë nga grabitësi i cili ka qenë i maskuar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu