U prek nga Covid-i, pedagogu nga Elbasani hidhet nga kati i shtatë

0

 

Një pedagog i Fakultetit të Shkencave të Natyrës në Elbasan ka tentuar që t’i japë fund jetës duke u hedhur nga kati i shtati i banesës së tij.

Burime bëjnë me dije se 65 vjeçari, Jakov Oga i infektuar me Covid është hedhur nga ballkoni, por fatmirësisht ka rënë në çatinë e një lokali që ndodhej ngjitur me pallatin ku jetonte pedagogu duke bërë të mundur shpëtimin e tij.

Oga ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Policia fillimisht ka dyshuar se është grabitje por më pas rezultoi se pedagogu Oga, në kushte të rënduara psikologjike për shkak të Covid, kishte tentuar të vetëflijohej.

Njoftimi i Policisë :

Elbasan / Rreth orës 01:30pm të mbrëmjes është hedhur nga kati i shtatë i një pallati,  pedagogu i “Fakultetit të Shkencave të Natyrës” Jakov Oga vjeç 65. Sipas të dhënave ai ndodhet jashte rrezikut për jetën ,pasi në momentin e rënies për fat, 65-vjecari ka rënë mbi një çati banese, që ndodhet ngjitur me pallatin. Fillimisht policia dyshoj se kishin të bënin me ndonjë grabitje, nisur nga zhurma, por me pas rezultoj e kunderta.Sipas burimeve zyrtare 65-vjeçari ka qënë i prekur nga Covid-19 dhe ka tentuar të vetëflijohet, si pasojë e gjëndjes së rënduar psikologjike. Aktualisht po mbahet nën mbikëqyrjen e mjekëve të spitalit të Elbasanit . Mjekët thonë  se është jashtë rrezikut per jetën.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu