19-vjeçari vret të dashurin e tij,burgoset për 28 vite

0

19-vjeçari Matthew Moson, rrahu për vdekje, Alex Rodda 15 vjeç, pasi nuk dëshironte që askush ta merrte vesh lidhjen që ata kishin me njëri- tjetrin, për shkak të opinionit publik.

19- vjeçari u burgos pasi rrahu për vdekje shokun e tij, në pyjet e Cheshire me të cilin kishte edhe një lidhje, dhe më pas u dënua nga gjykata me 28 vite burg.

Moson, vrau Alex Rodd-ën pasi e kishte paguar deri në 2000 paund, për të fshehur lidhjen e tyre pasi ishte një djalë në radhë të parë dhe ishin pothuajse në të njëjtën moshë.

Prindërit e viktimës janë të shtangur dhe thanë se nuk e prisnin atë gjë. Adam Rodda, babai i Alex-it, e përshkruan djalin e tij si të dashur me të gjithë shokët e të shkollës dhe me familjarët.

“Kur e humbni fëmijën tuaj në rrethanat më të tmerrshme dhe brutale, si prindër vërtet përjetoni ferrin.”– ka thënë Lisa Rodda mamaja e Alexit.

Duke e dënuar veprimin e Moson-it , gjykatësi Stephen Everett tha se ai ishte një individ egoist dhe që kishte zgjedhur qëllimisht “armën shkatërruese” dhe vendin e fshehtë në pyjet jashtë Ashley, afër Altrincham, në 12 dhjetor 2019. Ai tha se Mason, i cili ishte më i rritur dhe më i pjekur emocionalisht se viktima e tij.

Provat e mbledhura tregojnë që Alexi ishte goditur të paktën 15 herë, duke e përshkruar atë gjë si një sulm “brutal”. Trupi gjykues i çështjes ka deklaruar se menjëherë pas sulmit të bërë ndaj Alex, Mason është larguar menjëherë nga vendngjarja dhe ka ikur për tu pastruar që të fshinte provat inkriminuese që e lidhnin atë me çështjen. Ai u arrestua të nesermen pasi grupi ekzaminues gjeti trupin e Alex-it.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu