Grabiten gjatë natës dy banesa në Elbasan

0

Dy banesa janë grabitur gjatë mbrëmjes së djeshme në Elbasan. Një banesë është vjedhur në lagjen Vullnetari, ku grabitësit kanë marrë sende me vlerë, ndërsa familjarët kanë denoncuar rastin në Polici.

Vjedhja e dytë ka ndodhur në njësinë administrative Tregan, ku dyshohet se dy persona kanë hyrë në banesë dhe kanë vjedhur materiale ndërtimi dhe një motor, të cilin e kanë braktisur, për shkak se nuk kishte karburant.

Të dyja rastet e vjedhjes janë denoncuar në Polici, ku kanë nisur hetimet, ndërkohë që identifikimi i autorëve bëhet më i vështirë pasi mungojnë pamjet filmike nga të dyja banesat.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu