Gramshi vuan mungesën e infrastrukturës

0

Bashkia e Gramshit ka marrë përsipër një sërë investimesh në territorin e saj. Duke qenë një bashki me shumë fshatra dhe një pjesë e madhe e tyre janë malore shpesh investimet janë shumë të nevojshme. Duke filluar kështu që nga infrastruktura përmbytjet edhe rrugët problematike në fshatra më të thella si porocani etj. Kryetari i bashkisë U. Klodian Tace flet më tepëe për këto investime. Fokus të lartë thotë ai ka përmirësimi i infrastrukturës dhe sidomos në fshatra të largët. Janë punë që kërkojnë goxha sfida por më fund e rëndësishmë eshtë që janë detyra që do të realizohen.

Ai tregon që ata kanë krijuar një drejtori me mjete logjistike si fadroma dhe kamionë që të mund të hyjnë në zona të thella në rast se ato bllokohen nga shirat. Gjithashtu i kanë premtuar banorëve edhe për ndërtimin e një ure.
Gramshi është një bashki me disa njësi administrative dhe disa fshatra e rrjedhimisht ka nje numër relativisht banorësh dhe për këtë arsye dhe investimet janë të domosdoshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu