Greqi/ 58 humbje jete dhe 1047 raste të reja me Covid

0

Gjatë 24 orëve të fundit është shënuar një ulje e numrit të viktimave nga koronavirusi në Greqi.

Sipas raportit të fundit bëhet me dije se 1 047 raste të reja janë konfirmuar me Covid dhe kanë humbur jetën 58 persona.

Ndërkohë vijojnë të jenë të shtruar në spital në gjendje të rëndë 458 pacientë.

Nga fillimi i pandemisë e deri më tani numri i të infektuarve me Covid ka shkuar në 136 976 të infektuar mes të cilëve 4730 pacientë kanë humbur jetën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu