Greqi/ Gjendet pa shenja jete piloti i avionit të Forcave Ajrore që u rrëzua në Kallamata

0

Tragjedia ka ndodhur pak pas orës 11:00 të mëngjesit në Kallamata, kur një avion stërvitor i Forcave Ajrore u rrëzua në rrethana të panjohura, me pasojë vdekjen tragjike të pilotit të tij.
Bëhet fjalë për një avion stërvitor me dy vende, tip T-2 i Krahut 120-të të Stërvitjes Ajrore, në të cilin ndodhej vetëm oficeri që humbi jetën.
Rënia ka ndodhur në rrethana ende të paspecifikuara, 500 metra në veri të portës së aeroportit, pranë zonës së Arit në Mikroman.
Avioni me dy ulëse që po kryente një fluturim stërvitor është rrëzuar pak para uljes, ndërsa raportimet tregojnë se para rrëzimit janë dëgjuar shpërthime.

Piloti i Forcave Ajrore që humbi jetën ishte i martuar me dy fëmijë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu