Greqi/ Miratohet dekreti për zgjerim të territoreve detare në Jon

0

Media greke “Protothema” ka raportuar se Këshilli i Lartë i Greqisë ka miratuar dekretin për zgjerimin e kufijve detarë grek nga 6 deri në 12 milje në detin Jon.
Ky dekret presidencial u miratua pasi u paraqit në Gjykatën Supreme, e nënshkruar nga kryeministri dhe Këshilli ministrave.
“Qeveria Greke po i dërgon një mesazh Turqisë pas dritës jeshile të dhënë nga Këshilli i Shtetit për shtrirjen e ujërave territoriale nga 6 në 12 milje detare në Ishujt Jon dhe në Kepin Tainaro në Peloponez”, shkruan media greke.
Sipas “Protothema”, zgjerimi i ujërave territoriale në zonën e detit Jon, në përputhje me Konventën Ndërkombëtare për Ligjin e Detit, përkthehet automatikisht në një Zonë Ekonomike Ekskluzive (EEZ), pra në një zonë detare në të cilën një shtet ka të drejtë të hulumtojë ose shfrytëzojë ndryshe burimet detare përfshirë prodhimin e energjisë elektrike të ujit dhe ajrit.
Media greke shton më tej se përcaktimi i kufijve detarë, mbyllja e gjireve, si dhe zgjerimi i ujërave territoriale në Detin Jon, hapin rrugën për hartimin e marrëveshjes Greqi-Shqipëri në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë. Zgjidhja e mosmarrëveshjes në një gjykatë ndërkombëtare për caktimin e zonave detare, u ra dakord gjatë vizitës së Ministrit të Jashtëm Nikos Dendias në Tiranë dhe takimit që ai pati me Kryeministrin Edi Rama.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu