Shteti grek ka bërë me dije se kufiri do të vazhdojë të qëndrojë i mbyllur deri më 24 maj 2021.
Por, janë bërë disa ndryshime ku një prej tyre thotë se vendimi për karantinë të shtetasve shqiptarë, rezidentë që hyjnë në Greqi, ka ndryshuar, shkruan InfoWebTV.
Njoftimi i plotë:
“Sic behet me dije nepermjet Vendimit me Nr Δ1α/ΓΠ . οικ.29925 (ΦΕΚ Β’ 1969/ 14.05.2021), masat qe ishin ne fuqi per kalimin e qytetareve nga Shqiperia per ne Greqi, mbeten sic jane deri me 24 maj 2021.
Parashikohen ndryshimet e meposhtme:
1. Kalimi ne Greqi lejohet pas plotesimit dhe paraqitjes se nje formulari te vlefshem PLF. Kerkohet gjithashtu, paraqitja e nje certifikate vaksinimi ose te nje testi negativ PCR ose te nje vertetimi se personi e ka kaluar semundjen e Covid/diagnoze pozitive, nepermjet PCR ose rapid test te 2 deri 9 muajve me pare (parashikohet perzgjedhja gjate plotesimit te PLF).
2. Lejohet tashme hyrja e bashkeshorteve te huaj te qytetareve Greke, nepermjet pikes kufitare te Kakavies.
3. Anullohet detyrimi per t’ u karantinuar te personave qe hyjne ne Greqi.
Ju kujtojme se kushtet e mesiperme vlejne per te gjithe personat qe hyjne ne Greqi, perfshire minorenet mbi pese vjec.
#Greece #Greqia #Covid19″
infowebtv.com