Grida Duma nga Kavaja: Në këto momente fillon numërimi i fitores

0

 

Kandidatja për deputete, Grida Duma u shpreh nga Kavaja se tani ka filluar numërimi i fitores.

“Në këto momente fillon numërimi i fitores. Jemi drejtuar kutive të qytetit të Kavajës, jemi drejtuar duke arritur rezultate që historikisht nuk janë arritur në bastionet e PS-së. Ka një rritje të PD-së nga 30 deri në 50%. Po fillojmë të numërojmë kutitë e Kavajës”, u shpreh zonja Duma.

“Na ka surprizuar Njësia Administrative e Golemit. Vlen të themi që çdo minutë dhe çdo vote që numërohet tani është një votë që rezulton drejt fitores tani”, tha ajo më tej.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu