Hajdutët dhunojnë familjen dhe grabisin lekët e gjëra me vlerë

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë natës në Lezhë, ku një banesë është grabitur. Ngjarja në fjalë ka ndodhur në fshatin Spiten të Lezhës, ku persona të paidentifikuar kanë hyrë në banesën e shtetasit GJ. D., 61 vjeç, për të vjedhur.

Pasi kanë hasur në rezistencë grabitësit kanë dhunuar kryefamiljarin dhe familjen e tij.

Gjithashtu bëhet e ditur se policia ka nisur hetimet për ngjarjen ndërsa të plagosurit janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu