Infermierja gjendet e vdekur në spital

0

Një grua është gjetur e vdekur në mëngjesin e sotëm në Spitalin e Vushtrrisë.

Viktima punonte si infermiere në këtë Spital. Rasti u konfirmua për KALLXO.com nga Policia e Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Ilmi Prekazi, ka deklaruar se rasti po cilësohet si vdekje e dyshimtë.

“E ndjera është gjetur pa shenja jete në një nga zyrat e Spitalit “Sheikh Zayed” në Vushtrri, njësitet kompetente kanë dalë në vendin e ngjarjes. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për ekzaminim në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë”, tha Prekazi

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu