Heroi 7-vjeçar futet mes flakëve për të shpëtuar motrën 2-vjeçare: Nuk doja që të vdiste!

0

 

Një ngjarje e rëndë për pak sa nuk u kthye në tragjedi, por që në fakt nxorri në pah një hero 7-vjeçar i quajtur Eli Davidson nga Tenesi i SHBA. Një zjarr përfshiu shtëpinë ku një familje me dy fëmijë të vegjël ishin duke fjetur. Ata u zgjuan në mes të natës nga tymi, ndërsa flakët pothuajse kishin përpirë pjesën më të madhe të shtëpisë. Çifti Davidson ia dolën të shpëtonin djalin e tyre 7-vjeçar, por jo vogëlushen Erin 22 muajshe, e cila po flinte në dhomën e saj që ishte mbuluar nga zjarri. Ka qenë i vëllai 7-vjeçar i saj, i cili është futur nga dritarja e dhomës dhe ka tërhequr të motrën deri jashtë duke i shpëtuar jetën.

Ai tha:

Unë isha i frikësuar, por nuk doja që motra ime të vdiste.
Ndërkohë pas mbërritjes së zjarrfikësve, shtëpia ishte djegur komplet, por nuk pati persona të lënduar dhe u regjistruan vetëm dëm materiale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu