Hetimet mbi vrasjen e blogeres të njohur, në zonën ku u zhduk i dashuri i saj gjenden

0

Hetuesit që drejtojnë një kërkim për të fejuarin e zhdukur të një blogerje të vrarë amerikane kanë gjetur “mbetje njerëzore” të dukshme në një park në Florida, ka thënë FBI.

Agjentët thanë se sendet që i përkisnin Brian Laundrie, i cili ishte një person që mund të jepte pista hetimi për vdekjen e Gabby Petito.

Laundrie është zhdukur për më shumë se një muaj pasi u kthye në Florida nga një udhëtim i përbashkët pa partneren e tij.

Trupi i partneres u gjet më vonë në Wyoming, ku çifti kishte udhëtuar.

Në një konferencë shtypi të mërkurën, agjenti special i FBI-së, Michael McPherson, konfirmoi se hetuesit kishin gjetur “mbetje njerëzore” në një kërkim në zonën e Rezervës Carlton.

Ai tha se eshtrat u zbuluan së bashku me sendet personale duke përfshirë një çantë shpine dhe fletore që i përkisnin z. Laundrie.

“Këto sende u gjetën në një zonë që deri vonë kishte qenë nën ujë,” shtoi ai.

Zyrtarët thonë se eshtrat nuk janë identifikuar ende dhe një kërkim në zonë është duke vazhduar.

Rasti i zonjës Petito, 22 vjeç dhe z. Laundrie, 23 vjeç, ka ngjallur vëmendje të gjerë të mediave.

Çifti kishte kaluar verën e tyre në një udhëtim rrugor nëpër parqe kombëtare, duke dokumentuar udhëtimin e tyre nomad “jetën me furgon” në rrjetet sociale.

Prindërit e zonjës Petito raportuan se ajo ishte zhdukur më 11 shtator pasi nuk ishin në gjendje ta kontaktonin që nga fundi i gushtit.

Më në fund doli se zoti Laundrie ishte kthyer në Florida pa zonjën Petito më 1 shtator. Familja e saj në mënyrë të përsëritur bëri thirrje që i fejuari i saj dhe familja e tij të bashkëpunonin me hetuesit, por ai më pas u zhduk vetë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu