Historia qesharake e 39-vjeçares: U ndava nga ai sepse mbante aromë të keqe

0

U nda nga i dashuri, për shkak të erës së keqe që ai mbante dhe mungesës së higjienës. Marrëdhënia e gruas 39 vjeçare pati një fund jo të mirë, pasi partneri i saj mbante erë të keqe dhe nuk respektonte rregullat e higjienës personale.

“Në moshën 39 vjeç, e lodhur nga marrëdhëniet e dështuara, zgjedhjet dhe njerëzit e gabuar, fillova të mendoja se do të ngel vetëm përgjithmonë. Kur shoqja më tha se partneri i saj ka një shok beqar me punë të mirë dhe shumë para, unë pranova ta takoj atë për të shuar kuriozitetin. Sepse shoqja më tha se ai po kërkon për nuse.

Pikërisht në ato kohë dhe unë po kërkoja për një person, për të krijuar familje. Në takimin tonë të parë, ai më la përshtypje shumë të mira, më pëlqeu. Bënte humor, ishte shumë i sjellshëm, por kishte diçka që më pengonte (aroma e tij). Megjithatë në fillimet e lidhjes unë e anashkalova këtë problem. Deri sa ne u bëmë çift. Hera e parë që u puthëm ishte katastrofë. Sidoqoftë, unë i bleva atij një parfum të shtrenjtë dhe produkte të ndryshme për higjienën personale.

Por as ato nuk bënë punë. Kështu që vendosa t’i flasë. Në fillim ai u ndje shumë i ofenduar. Unë durova, duke menduar se ai do e kuptonte dhe do e rregullonte këtë. I dhashë shumë mundësi. Ai nuk i shfrytëzoi. Prandaj dhe u ndava nga ai”, thotë 39 vjeçarja për mediat greke.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu