Horoskopi për datën 15 dhjetor/ Ja çfarë na rezervojnë yjet për sot

0

Dashi

Ndikimi i yjeve do të shkaktojë  një rrëmujë të madhe në jetën tuaj sentimentale. Besimi te njerëzit është zbehur dhe sot do të preferoni të qëndroni vetëm. Kjo gjë do t’ju shkaktojë një qetësi të madhe shpirtërore dhe do të rikuperoni energjitë. Hëna do t’ju sjellë në mendje disa persona të vjetër, për të cilët keni shumë mall.

Demi

Edhe pse po kaloni një periudhë jo dhe aq pozitive duhet të ruani  qetësinë dhe të menaxhoni situatat të cilat përplasen mbi ju njëra pas tjetrës. Mërkuri mund të jetë një alet i mirë prandaj shfrytëzojeni. Një ftesë nga disa miq do t’ju vendosë në mëdyshje. Këshilla jonë për sot është dilni dhe argëtohuni pasi nuk do t’ju vijë më kjo mundësi.

Binjakët

Me një Hënë kaq negative në shenjë me siguri që nuk do ta keni aspak të lehtë të bini dakord me të tjerët. Edhe në planin e punës jeni disi të ngathët dhe kjo gjë do të shkaktojë pakënaqësi te kolegët dhe eprori juaj. Sa i përket jetës sentimentale momente të bukura ju presin në krahët e partnerit tuaj.

Gaforrja

Ju jeni shumë i stresuar nga puna dhe duhet të jeni shumë më paqësor. Njerëzit që ju keni larguar në të kaluarën bëhen përsëri pjesë e jetës tuaj dhe kjo në një farë mënyre ju ka shqetësuar paksa. Sa i përket dashurisë, Venusi është në shenjën tuaj dhe marrëdhëniet mund të sjellin emocione të mëdha.

Luani

Pas një dite të trazuar këtë të martë do të jeni në mjaft pozitivë dhe të qetë. Mund të keni shpenzime të papritura gjatë ditës. Ju jeni një person i cili edhe pse nuk e shprehni i doni njerëzit që keni pranë dhe jeni i gatshëm të bëni gjithçka për ata. Një dashuri e vjetër po ja u trazon shpirtin ditëve të fundit, mos prisni më por bëni diçka.

Virgjëresha

Një miqësi mund të ketë filluar të ndihet e njëanshme. Jeni ju që po jepni shumë apo janë ata? Sot është dita e duhur që të bëni një vlerësim të ekuilibrit të fuqisë dhe të pyesni veten nëse lufta e vazhdueshme për pushtet është me të vërtetë mënyra se si dëshironi ta jetoni jetën me këtë person.

Peshorja

A i keni pritshmëritë shumë të larta për një mundësi të re profesionale? Mos i jep mundësisë një mendim të dytë por shfrytëzoje menjëherë. Edhe nëse gjithçka bie dhe skenari i rastit më të keq realizohet, përsëri do të jeni më mirë sepse keni besuar te më e mira. Mos u shqetësoni për atë që mund të ndodhë nesër vazhdoni të mendoni me optimizëm pasi ju të dashura Peshore keni fuqinë e yjeve në duart tuaja.

Akrepi

Një konflikt që ka shpërthyer midis jush dhe një miku tuaj do të fillojë të zbehet gjatë ditës së sotme. Pra, merrni frymë të lehtësuar dhe qetësohuni dhe të kënaqeni përsëri duke qenë miq. Dashuria dhe respekti për këtë person asnjëherë nuk ju ka ikur. Me çështjet e financave duhet të tregoni pak kujdes.

Shigjetari

Sot parashikohen të ndodhin momente nervozizmi dhe tensione lidhur me një sjellje tejet kritike. Kujdes maksimal duhet të tregoni në raport me të tjerët gjatë orëve në vijim. Tregohuni të kujdesshëm, ndaj kontakteve që keni. Qielli nuk do ju ofrojë energji të madhe por mos u shqetësoni pasi situata do të përmirësohet në ditët në vijim.

Bricjapi

Ju sot keni nevojë për më shumë qetësi për shkak të stresit të madh që ju shkakton puna. Personat që keni larguar më parë, do i keni në dispozicion. Kjo javë do të jetë një javë intensive, në sajë të pranisë së Venusit në shenjën tuaj. Raporte të reja mund të dhurojnë emocione të bukura.

Ujori

Kjo e martë është ideale sa i takon lidhjes së kontakteve.  Sot do të keni një sqarim me një person që ju ka lënduar. Kjo periudhë do të sjellë transformime të vazhdueshme si dhe një krijimtari të madhe. Në punë do të keni momente vërtetë me fat nga të cilat duhet të përfitoni.

Peshqit

Sot parashikohen momente nervozizmi dhe tensione lidhur me një sjellje tejet kritike. Duhet të tregoni një kujdes maksimal në raport me të tjerët. Edhe nëse disa situata agravojnë ju duhet të ruani qetësinë dhe të silleni sikur nuk ka ndodhur asgjë. Në dashuri, mund të keni avantazhe, nëse nuk i jetoni situatat me ankth.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu