Parashikimi i motit për ditën e sotme/Mot i kthjellët dhe i freskët në vend

0

Sipas MeteoAlb, masat ajrore me origjinë verilindore do të diktojnë mot të kthjellët por të freskët në vendin tonë.

Parashikohet që edhe pasditja të vijojë në të njëjtat kushte atmosferike përjashtuar zonat malore ku herë pas-here do ketë kalime vranësirash.

Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -2°C në 16°C.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu