Enver Maloku, infermier tek Urgjenca e kirurgjisë ka humbur jetën në spitalin Infektiv.
Ai ndodhet i shtruar prej disa ditësh aty për shkak se ishte i infektuar me Covid-19.
Lajmin për ndarjen nga jeta të Malokut e kanë bërë të ditur kolege të tij në rrjetet sociale.
“Lamtumirë vëlla i mirë! Falë “masave të qeverisë” sot u largove nga ne njësoj i qeshur! Mirë u takofshim vëlla i bardhë!” – shkruan mjeku imazherist Renato Osmënaj.