Zhduken nga frika mjekët/ Mbyll dyert pneumologjia në Elbasan

0

Qytetarët nuk po marrin shërbim në disa sektorë të spitalit të Elbasanit për shkak të mungesës së mjekëve. Pneumologjia ka mbyllur dyert për shkak se nuk ka specialistë të këtij sektori. Të irrituar pacientët thonë se shteti nuk po u përgjigjet nevojave të tyre, duke i lënë pa trajtim ndërkohë që nuk kanë mundësi të përballojnë shpenzimet në spitale private.

Shërbimi i Pneumologjisë në Spitalin e Elbasanit ka mbyllur dyert për shkak të mungesës së mjekëve.

Deri dy muaj më parë ky sektor kishte mbetur me dy mjekët e fundit, por njëri ndërroi jetë ndërsa kolegu i tij u transferua në një spital privat.

Qytetarët shprehen të irrituar për mungesën e stafit në spital ndërsa mosmarrja e shërbimit po i bën që ti vuajnë pasojat me shëndetin e tyre.

Në kushtet kur shteti nuk u shërben, qytetarët thonë se nuk kanë mundësi ekonomike për t’ju drejtuar spitaleve private.

Spitali i Elbasanit, i cili ka mbetur pa pneumologë vuan edhe mungesën e infeksionistëve pasi e vetmja mjeke e specializuar në këtë fushë prej dy javësh është infektuar me Covid-19 duke u karantinuar në banesë.

Në spitalin e Elbasanit koronavirusi ka prekur edhe pesë mjekë të tjerë çka e ka vështirësuar edhe më shumë përballimin e fluksit të qytetarëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu