I arrestuar për fajde, kush është personi që u gjet i vrarë në Shkodër

0

Një person është gjetur i vrarë me armë zjarri  në zonën e ‘Livadheve’ në Shkodër.

Në bazë të informacioneve paraprake mësohet se viktima është shtetasi Endri Mustafa, një person me precedent të mëparshëm penal, i arrestuar në vitin 2020 për fajde, si dhe i dënuar për plagosje.

Burime bëjnë me dije se 32-vjeçari rezultonte i zhdukur prej tre ditësh dhe më pas kanë qenë familjarët ata të cilët kanë bërë denoncimin në polici.

Në vitin 2016 Mustafa u arresrua me 3 shtetas të tjerë si autorë të veprave penale “Vjedhje me armë”, “Plagosje e lehtë me dashje”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve e municioneve lufatrake” kryer në bashkëpunim, ndaj shtetasve me iniciale E.Gj dhe G.M.

Vijon…

infowebtv.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu