Arrestohet 42-vjeçari për vjedhje të një lokali dhe dy banesave të tjera

0

 

Arrestohet 42 vjeçari me inicialet J.S banues në fshatin Çermë të Divjaës.

Sipas raportimeve të policisë, ky shtetas ka vjedhur me metodën e thyerjes, një lokal dhe gjithashtu 2 banesa të tjera po në këtë fshat.

Në pranga të policisë ka rënë gjithashtu edhe shtetasi A. P., 52 vjeç, për veprën penale të moskallëzimit të krimit.

Njoftimi i Plotë

Divjakë

Vodhi me thyerje një lokal në fshatin Çermë, Policia identifikon dhe arreston autorin e dyshuar.

Dokumentohen edhe 2 vjedhje banesash të kryera në këtë fshat nga ky autor.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Divjakë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe zbardhjen e rasteve të vjedhjeve të pronës të ndodhura më parë, si dhe kapjen e vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, kanë organizuar punën dhe si rezultat kanë bërë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin e tri vjedhjeve dhe arrestimin në flagrancë të autorit të dyshuar, shtetasit J. S., 42 vjeç, banues në fshatin Çermë, Divjakë.

Gjithashtu u procedua penalisht, për veprën penale “Moskallëzim krimi”, shtetasi A. P., 52 vjeç.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasi J. S. është autor i dyshuar i vjedhjes me thyerje të lokalit të shtetasit D. O. dhe banesës së shtetasit G. T., ndodhur në datë 14.05.2021, si edhe i vjedhjes së banesës së shtetasit R. M., ndodhur në datë 10.05.2021, në fshatin Çermë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprime të mëtejshme procedurale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu