I infektuar me Covid-19, komentatori i njohur sportiv niset me urgjencë drejt Turqisë

0

Komentatori i njohur sportiv Kosta Grillo, është dërguar me urgjencë drejt Turqisë për të marrë trajtim të specializuar mjekësor pas infektimit me Covid-19.

Bëhet me dije se Grillo mori fillimisht trajtim spitalor në një spital privat në Tiranë rreth 5 ditë më parë, por si pasojë e përkeqësimit të gjendjes shëndetësore është dërguar drejt Turqisë.

Lajmin e konfirmon kolegu i tij, gazetari Ervin Petraq Baku i cili me një postim në Facebook bën me dije se gjendja e gazetarit është e rëndë.

Mësohet se ggazetari nuk ishte prekur më parë nga infeksioni dhe se para dy javësh ai ishte në delegacionin e Vllaznisë për ndeshjen kundër AEK Limasolit që u luajt në Qipro.

Postimi i plotë: Të lutemi të gjithë për shëndetin e mikut, kolegut dhe vëllait tonë KOSTA!

Të lutemi I Madhi Zot!

Forca Mbreto! Forca vlla!

COVID-19 prek gazetarin e njohur sportiv, Kosta GRILLO në gjendje të rëndë shëndetësore, niset urgjent drejt TURQISË

Konstandin Grillo është në gjendje të rëndë shëndetësore. Burime të besueshme pranë komentatorit të njohur sportiv bëjnë me dije që ai është prekur nga COVID-19. Prej ditësh po kurohej në Tiranë, ndërsa sot është vlerësuar nga mjekët që duhet të shkojë drejt Turqisë për trajtim më të specializuar.

Të njëjtat burime tregojnë se gazetari nuk ishte prekur më parë nga infeksioni që ka paralizuar gjithë botën dhe ishte kundër bërjës së vaksinës. Mësohet se atij i është prekur rreth 60 përqind e mushkërisë. Tanimë po udhëton drejt Rinasit teksa në orën 17:00 është planifikuar nisja e tij me avion të posaçëm drejt Stambollit. Sinan Idrizi është ai që ka marrë përsipër shpenzimet për shërimin e gazetarit të njohur. Deri më tani është paguar avioni çarter ambulancë prej 18600 eurosh. Sonte pritet të mbërrijë në spitalin “Memorial” në Stamboll ku do të marrë dhe trajtim më të specializuar. Para dy javësh ai ishte në delegacionin e Vllaznisë për ndeshjen kundër AEK Limasolit që u luajt në Qipro.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu