Është zbardhur mesazhi kërcënues që ka marrë shefi i krimeve të komisariatit të Gramshit në telefonin e tij, Sokol Novaku.
Mbrëmjen e sotme u bë e ditur se Novaku ka marrë kërcënime për jetën në numrin e tij të punës , dhe se denoncimi ishte bërë 2 ditë më parë. “Dosja.al” shkruan se persona të paidentifikuar e kanë kërcënuar se do ta djegin të gjallë, e do ta bëjnë ushqim për derra, bashkë me familjen.
“..Do të bajm ushqim për derra, ty me gjithë familjen, do të djegim të gjallë. Kena për të q* robt, i ke ditët e numërume,” shkruhet në mesazhin që ka marrë Sokol Novaku.
Ish-shefi i sektorit të narkotikëve në Drejtorine e Elbasanit, Sokol Navaku është kërcënuar me jetë dhe ka bere nje denoncim 2 dite me pare. Navaku, i cili 10 ditë më parë është transferuar si shef krimesh ne komisariatin e Gramshit, ka marrë mesazhe kërcënuese në numrin e punës.