I morën zemrën në spital/ Autoritetet spanjolle nisin hetimet për Saimir Sulën

0

Autoritetet spanjolle të drejtësisë kanë nisur hetimet për zbardhjen e vdekjes së 33-vjeçarit shqiptar, Saimir Sula. Sula ishte shtruar në spital në Spanjë për infeksion në mushkëri dhe ka ndërruar jetë atje, teksa në Shqipëri trupi i pajetë i tij ka ardhur pa zemër.

Kanë qenë familjarët e tij ata që kanë zbuluar se Saimirit i mungonte zemra dhe kanë kërkuar nisjen e menjëhershme të hetimeve. Autoritetet spanjolle kanë nisur hetimin, pas një letërporosie nga prokuroria shqiptare e cila ka 10 kërkesa mes të cilave edhe të gjendet shkaku pse mungon zemra e shtetasit Saimir Sula. Saimir Sula ndërroi jetë në spitalin ‘Hospital Del Mar’ në Barcelonë Spanjë dhe ka ardhur në Tiranë pa zemër.

Sipas të afërmve të Sulës, mjekët spanjollë nuk kanë lejuar që të shohin trupin e pajetë të Saimirit. Kështu familja Sula, ka pezulluar për disa ditë zhvillimin e ceremonisë së varrimit, duke depozituar një kallëzim penal në polici, për mungesën e zemrës së Saimirit.Ndërkohë në raportin e mjekëve në Tiranë deklarohet se në këqyrjen e jashtme përveç prerjeve autoptike dhe ndryshimeve pas vdekjes, nuk u vunë re dëmtime të shkaktuara nga dhuna.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu