Librazhd/ Investimet në infrastrukturë para 25 prillit

0

Banorë të qytetit të Librazhdit prej më shumë se 1 javë po durojnë pluhurin e kaosin që është shkaktuar nga punimet e Bashkisë në rrugë.

Ata thonë se ato janë të vonuara e të pajustifikuara e ndërsa të tjerë shprehen se ky projekt ka kohë që ka nisur dhe se tani po përfundon por po vështirësojnë përditshmërinë e banorëve të këtyre zonave.

Banorët i përkufizojnë këto punime si punime fushate pasi jemi vetëm 2 javë para zgjedhjeve dhe se këto projekte duhet të kishin mbaruar me kohë.

Si dhe qytetarët bëjnë me dije se në këtë gjendje ndodhet vetëm qendra e rrugët kryesore, pasi për periferinë nuk është interesuar asnjë.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu