I shpallur në kërkim pas vrasjes së Mehmet Qemës, kush është “Lim Hoti”

0

 

Blerim Hoti, ose i njohur ndryshe si Lim Hoti është një nga personat e shpallur në kërkim për vrasjen e 27-vjeçarit Mehmet Qema, mbrëmjen e djeshme në Tiranë. Hoti nuk është një emër i panjohur, të paktën për të rinjtë shqiptarë. Ai ka qenë i dashuri i këngëtares Baby G dhe mik i ngushtë i Stresit. Hoti akuzohet për mos-kallëzim krimi dhe është shpallur në kërkim. Ai ka qenë i pranishëm në momentin kur Qema është qëlluar nga miku i tij Marius Dema, i cili vetëm para pak minutash u vetëdorëzua.

Në njoftimin e policisë u tha:

Zbardhet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrugën “5 Maj” ku u vra me armë zjarri një 27-vjeçar. Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar i dyshuar i ngjarjes. Gjithashtu janë shpallur në kërkim dhe 5 shtetas të tjerë për veprat penale “Moskallëzim krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr.4, në bashkëpunim me Sektorin e Krimeve të Rënda në DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë në vijim të veprimeve hetimore të kryera për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi M. Q., 27 vjeç, bazuar dhe në provat e grumbulluar, bënë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje shtetasit : M. D., 28 vjeç, i shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasje me dashje” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Në vijim të veprimeve janë shpallur në kërkim edhe shtetasit E. P., 27 vjeç, B.H., 28 vjeç, B. A., 23 vjeç, F. M., 29 vjeç dhe Xh. K., 19 vjeç, për veprat penale “Moskallëzim krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu