Zbardhet dëshmia e Marjus Demës: “Nuk e dija që arma ishte e mbushur”

0

 

Marjus Dema, i cili është autori i dyshuar i vrasjes së shokut të tij Mehmet Qema, është rikthyer në vendin e krimit i shoqëruar nga forca të shumta policore, për të ndërtuar dhe njëherë dinamikën e ngjarjes së rëndë.

Burime bëjnë me dije se shoqërimi i tij për në vendin e krimit, është për shkak se ende nuk është gjetur arma me të cilën u qëllua mbi Qemën.

Burimet konfirmojnë se në katin e dytë të objektit ku ndodhi vrasja, janë gjetur dy makineri që prodhojnë monedha dixhitale, bitcoin. Mbetet e paqartë nëse ato kanë qenë në pronësi të miqve që frekuentoheshin shpesh së bashku në zonën e 5 Majit.

Po ashtu policia po bën kontrolle të imtësishme për sende të tjera të paligjshme, përfshirë edhe drogë. Në objekt po kryhen kontrolle dhe nga punonjës të OSHEE-së dhe krimit ekonomik, pasi mund të ketë pasur lidhje të paligjshme të energjisë elektrike, për të mbajtur në punë paisjet që prodhojnë monedha dixhital.

Dema është vetëdorëzuar në polici, së bashku me shtetasin Frenkli Myftari, i cili ka qenë po ashtu i pranishëm në momentin e krimit, dhe akuzohet për fshehje të krimit.

Mësohet se dorëzimi i dy të rinjve është bërë pas negociatave të shumta që kanë bërë me ta edhe familjarët e avokatët, ndërkohë që mbetet ende mister shkaku i vrasjes, pasi autori dhe viktima kishin miqësi prej disa vitesh së bashku.

Për ngjarjen vazhdojnë që të mbeten në kërkim shtetasit Erlind Peka, Bralid Aga, Blerim Hoti (reperi i njohur si Lim Hoti, mik me Stresin) e Xhuljano Koçi, ndaj të cilëve rëndojnë akuzat “Moskallëzim krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Mehmet Qema, 27-vjeç u ekzekutua pak para mesnatës në një lokal në zonën e 5 Majit në Tiranë, ku pavarësisht se ishte e ndaluar lëvizja, të rinjtë ishin duke konsumuar alkool prej kohësh.

Qema u qëllua me një plumb në gjoks, dhe më pas u dërgua në spitalin e QSUT-së nga vetë shokët e tij, një pjesë e të cilëve janë ende në kërkim.

Qema njihej në zonën ku ka ndodhur ngjarja pasi ishte banor i saj, dhe për faktin se shoqërohej me personazhe të njohur dhe problematik teksa qëndronte vazhdimisht në zonën ku ndodhi krimi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu